Një tjetër zonë ku nuk është ndërhyrë nga institucionet përgjegjëse gjatë situatës së krijuar nga reshjet e shumta që shkaktuan përmbytje në Shkodër është edhe rruga “Et’hem Kazazi” në periferi të qytetit, e pozicionuar shumë pranë liqenit të Shkodrës. Mungesa e infrastrukturës rrugore, mospastrimi i kanalit dhe jo vetëm kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes në të cilën ndodhet kjo rrugë. Si shkak i fryrjes së liqenit, uji ka hyrë në disa banesa duke shkaktuar edhe dëme. Për banorët nuk ka shpresë se mund të gjejnë mbështetje nga institucionet.

Banorët thonë se ka më shumë se 20 vite që nuk mbahet premtimi për asfaltimin e rrugës.

Janë më shumë se 50 shtëpi të cilat rrezikohen nga fryerja e liqenit të Shkodrës në rast se kushtet e motit do të përkeqësohen sërish, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre nuk kanë marrë akoma as dëmshpërblimet e përmbytjeve të vitit 2010.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: PEZULLOHET SHËRBIMI MJEKËSOR NË KURBIN
Artikulli tjetërBORA RIKTHEN SHTATË SHKOLLA NË MËSIM ONLINE