Në muajt korrik dhe gusht është regjistruar numri më I madh I turistëve të cilët kanë vizituar Shkodrën dhe kanë kërkuar informacion në Zyrën e Informacionit pranë bashkisë Shkodër. Specialistja e turizmit dhe shërbimit për vizitorin Marsela Tafilica bën të ditur se janë të rreth 50 turistë vendas dhe të huaj në ditë të cilët kërkojnë informacion mbi zonat turistike.

Pjesa më e madhe e turistëve janë nga Polonia dhe Çekia, por nuk mungojnë as ato nga Amerika Latine bën të ditur specialistja e turizmit.

Një numër të konsiderueshëm të personave që interesohen në Zyrën e Informacionit për Turistët zënë edhe emigrantët të cilët duan t’I prezantojnë fëmijëve bukuritë natyrore por edhe sitet historike të qytetit të Shkodrës.

Kur kanë mbetur edhe pak javë deri në mbyllje të sezonit turistik veror, në Shkodër numri I vizitorëve vendas dhe të huaj rritet dita ditës.