Numri i lindjeve gjatë vitit 2021 në spitalin Rajonal të Shkodrës është rritur ndërsa krahasuar me 8 vite më parë numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm. 100 lindje më shumë në krahasim me dy vitet e fundit janë kryer në spitalin e Shkodrës gjatë vitit 2021 shprehet Senad Halluni shefi i shërbimit të maternitetit në këtë spital.

Vitet e fundit pothuajse nuk ka asnjë fatalitet të nënave dhe foshnjeve gjatë procesit të lindjes shprehet gjinekologu Halluni.

Edhe pse këtë vit lindshmëria ka qënë më e lartë se dy vitet e fundit, po të bëhet një krahasim me vitin 2013 statistikat tregojnë që lindjet kanë ardhur duke rënë nga 2100 që ishin atëhërë në rreth 1600 që janë tani. Pra në 8 vite kemi rreth 500 lindje më pak në spitalin rajonal të Shkodrës.