Shkodra është qarku I dytë për nga numri I rasteve ditore të infektuara me COVID-19. Rritja e numrit të të infektuarve ka krijuar një situatë tejet serioze gjatë gjithë muajit mars.

Në 24 orët e fundit u konifrmuan 51 raste11 më shumë se një ditë më parë. Vatrat e inkfesionit janë zgjeruar me 37 raste në bashkinë Shkodër, 9 në Pukë, 3 në Malësinë e Madhe dhe nga një rast është shënuar në bashkinë Fushë – Arrëz dhe Vau Dejës. Aktualisht, të infektuar aktivë janë mbi 1200 qytetarë në pesë bashkitë e qarkut. Të shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës janë 20 pacientë.

Gjashtë pacientë janë të shtruar në reanimacion dërsa 14 të tjerë në repartin infektiv. Fatmirësisht në ditën e fundit nuk janë shënuar viktima si shkak I infektimit me koronavirus.

Prej fillimit të muajit mars janë shënuar 22 viktima, një shifër kjo e lartë krahasuar me bilancin e fataliteteve të një muaji më parë. Renditja e qarkut Shkodër sa I takon numrit të rasteve aktive mbetet e njejtë prej 3 muajsh, duke mbetur e pesta pas Tiranës, Fierit, Durrësit dhe Vlorës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: vendosjen e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangien e grumbullimeve, ruajtjen e distancës fizike; kujdesin për higjenën vetjake dhe vetëizolimin në rastet kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.