Sërish janë konfirmuar shifra të larta të personave të infektuar me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 51 raste të reja në qarkun Shkodër prej të cilave 32 në bashkinë Shkodër, 11 në Malësinë e Madhe, 5 në Pukë dhe 3 raste në bashkinë Vau Dejës. Aktualisht të infektuar janë më shumë se 1500 qytetarë në nivel qarku.

Sa I takon personelit arsimor të infektuar, në bashkinë Shkodër janë 25 mësues dhe 7 nxënës të infektuar aktivë. Gjatë 24 orëve të fundit në Njësdinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër janë bërë 91testime, prej të cilave 21 tamponë dhe 70 teste të shpejta antigen. Në bashkinë Malësi e Madhe janë kryer 16 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 5 tamponë dhe 11 teste të shpejta antigen.

Në këtë bashki është vetëm një nxënës I infektuar aktivë me koronavirus. Ndërsa në bashkitë Puëk dhe Fushë – Arrëz janë bërë 19 testime të shpejta prej të cilave 16 në Pukë dhe 3 të tjera në bashkinë Fushë – Arrëz. Qarku Shkodër renditet I katërti në të gjithë vendin për nga numri I lartë I rasteve aktive me koronavirus.

Ministria apelon qytetarët që të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.