
524 kërkesa për zgjidhje të martesës dhe 295 urdhëra për mbrojtje janë depozituar pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër gjatë vitit 2021. Të dhëna këto që janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2020.
Luljeta Alibali punonjëse sociale në shoqatën e cila merret me të drejtat e grave “Hapat e Lehtë” në Shkodër shprehet se arsyet kryesore pse ky numër është rritur lidhen kryesisht me dhunën në familje dhe rritjen e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave për të mos jetuar në një mjedis të dhunshëm.
Punonjësa sociale thekson se rastet e divorceve kërkohen më së shumti nga gratë.Viti 2019 shënoi dhe numrin rekord të kërkesave për divorc në Shkodër me 542 të tilla. Gjatë vitit 2020 numri i kërkesave për divorc u ul në 504 ndërsa u rrit sërish në vitin 2021.