Sërish ka patur një rritje të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 53 raste të reja. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 30 raste në bashkinë Shkodër, 15 në Malësinë e Madhe, 6 në bashkinë Pukë dhe vetëm 2 raste në bashkinë Vau Dejës.

Aktualisht të infektuar aktivë në nivel qarku janë 1440 qytetarë. Në qytetin e Shkodrës vijon të rritet numri I mësuesve të prekur me COVID-19. Aktualisht janë 23 mësues dhe 4 nxënës të infektuar aktivë. Ndërsa në bashkinë Malësi e Madhe, të infektuar aktivë janë 3 mësues dhe 1 nxënës.

Nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontateve te dyshuara Covid-19. Gjatë ditës sotme në Qarkun Shkodër nga ISHSh, janë monitoruar 24 bar-kafe:prej të cilëve 10 subjekte përmes platformave online. Subjektet u monitoruan për përdorimin e maskës nga personeli dhe zbatimin e distancës midis tavolinave.

Në disa prej tyre u konstatua moszbatimi distancave mes tavolinave, u këshillua për zbatimin e menjëhershëm të urdhërit. Në zbatim të urdhërit për mbajtjen me detyrim të maskës, u këshilluan rreth 200 qytetarë. Grupet e inspektorëve konstatuan shumë persona që nuk mbanin maskat dhe u këshilluan për vendosjen e tyre.