Për të dytën ditë në qarkun Shkodër janë konfirmuar shifra të larta të personave të infektuar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 53 raste të reja prej të cilave 32 në bashkinë Shkodër, 14 në Malësinë e Madhe. 4 në Fushë – Arrëz, 2 në Vau Dejës dhe një rast është konfirmuar në bashkinë Pukë.

Aktualisht të infektuar aktivë janë 1500 persona, shifra më e lartë e personave aktivë të regjistruar në qarkun Shkdoër që prej përhapjes së pandemisë. Institucionet shëndetësore në Shkodër vijojnë hetimin epidemiologjik ndërsa mbetet I lartë edhe numri I testimeve që po kryhen dita – ditës.

Çdo ditë inspektorët e ISHSH monitorojnë bizneset për respektimin e protokollit antiCOVID, ku deri më tani nuk rezultojnë shkelje nga ana e biznesve. Ajo çfarë vihet re ëshët mungesa e ndërgjegjësimit të qytetarëve në lidhje me rrezikun e përhpajes së vazhdueshme të COVID-19 duke mos mbajtur maskat mbrojtëse gjatë lëvizjes në ambjente të hapura.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.