Edhe 58 raste të reja pozitive me COVId-19 janë konfirmuar në qarkun Shkodër gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 36 raste të reja në bashkinë Shkodër, 15 në Malësinë e Madhe, 5 në Vau Dejës dhe vetëm 2 raste të reja janë konfirmuar në bashkinë Pukë.

Të inefktuar aktivë në nivel qarku janë më shumë se 1500 qytetarë. Sa I takon përhapjes së infeksionit në sistemin arsimor, bëhet me dije se në bashkinë Shkodër dhe Vau Dejës janë 27 mësues dhe 8 nxënës aktivë me COVID-19. Në bashkinë Malësi e Madhe është vetëm një nxënës I infektuar aktiv ndërsa në bashkitë Pukë dhe Fushë – Arrëz nuk raportohen raste të infektimit të nxënësve apo mësuesve.

Nga ana tjetër Inspektoriati i Punës, ka vijuar punën me sensibilizimin e qytetarëve për përdorimin e maskave mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes se COVID 19 dhe mbrojtjen e shëndetit te popullatës.

Nga puna në terren konstatojnë që vërehet një neglizhencë gjithnje e në rritje për mospërdorimin e maskave nga ana e qytetarëve. Kanë operuar me grupe pune të ndryshme në zonën e përcaktuar duke punuar maksimalisht për të sensibilizuar qytetarët mbi domosdoshmërinë e përdorimit të maskave.