Prej fillimit të muajit dhjetor në të gjithë Shqipërinë ka nisur aplikimi i dozave të treta të vaksinave anti-Covid për të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç e lart. Të gjithë personat të cilët kanë aplikuar dozën e dytë të vaksinës 6 muaj më parë tani mund të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës.

Arben Xhabija krevaksinator në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër thotë se qytetarët kanë shfaqur interes për të aplikuar dozën e tretë të vaksinës pasi çdo ditë po kryehen rreth 150 vaksinime.

Muaji dhjetor ka rritur gjithashtu numrin e të rinjve të cilët aplikojnë dozën e parë të vaksinës. Aktualisht po kryhen rreth 160 vaksinime në ditë të dozës së parë të vaksinës tek moshat e reja shprehet kryevaksinatori Xhabija.

Që prej nisjes së fushatës së vaksinimit në qarkun Shkodër janë kryer rreth 100,000 vaksinime me dozën e parë të vaksinës, rreth 50,000 me të dyja dozat dhe 6000 persona deri më tani kanë aplikuar dozën e tretë të vaksinës.

 

Artikulli paraprakRRUGA E PREKALIT, ADMINISTRATORI: PASTROHET GJITHË VITIN
Artikulli tjetërSHKODËR, PENSIONISTËT: BONUSI I PAMJAFTUESHËM