Gjashtë raste të reja me COVDI-19 dhe 1 viktimë është bilanci I situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 në 24 orët e fundit në bashkinë Shkodër. Të infektuar aktivë janë më shumë se 268 pacientë të infektuar me koronavirus në pesë bashkitë e qarkut Shkodër.

Çdo ditë vijon vaksinimi I qytetarëve duke filluar nga mosha 55 vjeç në qytetin e Shkodrës ndërsa prej pak ditësh ka filluar edhe shpërndarja e patentës së vaksinës. Me të njejtat ritme vijon edhe testimi I qytetarëve të cilët dyshojnë se mund të shfaqin simptoma të infektimit me COVID-19.

Për shkak të përmirësimit të situatës ka patur një ulje të numrit të testimeve që kryhen çdo ditë nga epidemiologët në Njësinë Vendore të Kujesit Shëndetësor. Aktualisht, situata e krijuar nga përhapja e pandemisë vijon të përmirësohet.

Nga ana tjetër vijon pa u ndalur monitorimi I bizneseve, shkollave dhe institucioneve shtetërore nga ana e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për respektimin e protokollit anti-COVID. Ndërkohë, prej fillimit të fushatës së vaksinimit në muajin shkurt janë shpërndarë mbi 20 mijë doza vaksinë në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETI PAS “BRESHËRIT APOKALIPTIK”
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTA E ZOJËS FATIMA, RIKTHEHET ARQIPESHKËVI