Nga sot ka nisur vaksinimi i detyrueshëm për pedagogët, mësuesit dhe studentët në prag të sezonit të ri shkollor dhe atij akademik. Në Shkodër ka një numër të konsiderueshëm të pavaksinuar teksa janë 30% e mësuesve të pavaksinuar në një numër prej 450 dhe 750 të tjerë të vaksinuar për shkollat publike si dhe 180 të pavaksinuar dhe 180 të vaksinuar në shkollat jopublike.

Sa i përket pedagogëve shifra e të pavaksinuarve është edhe më e lartë, rreth 40% e tyre. Shifrat i bën të ditur drejtoresha e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Shkodër Xheni Halili.

Sa i përket penaliteteve për mësuesit dhe pedagogët që nuk vaksinohen i përkasin Zyrës Vendore të Arsimit dhe ministrisë së arsimit ndërsa drejtoresha Halili tregon rastet kur kjo kategori mund të mos vaksinohen.

Sa i përket studentëve që gjithashtu e kanë të detyrueshëm vaksinimin, drejtoresha Halili thotë se ditët e fundit ka një fluks të vaksinimit të tyre sepse ndrysh nuk lejohen të futen në auditore.

Për vaksinimin e detyrueshëm të pedagogëve, mësuesve dhe studentëve nuk ka një shkresë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë por vetëm vendimi që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Në Shkodër aktualisht janë 7 mësues të infektuar me COVID-19 ndërkohë që nuk ka shifra të sakta për pedagogët apo studentët të cilët mund të jenë të infektuar ndërsa do vijojë procesi i vaksinimit të detyrueshëm deri më 30 shtator.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, SHQETËSUES NUMRI I TË INFEKTUARVE
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, 120 VATRA ZJARRI NË DY MUAJ