Nxënësit e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër shumë shpejt do të mësojnë në ambiente të reja, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.
Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojnë përpara fillimit të vitit shkollor.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu së bashku me kryetarin e bashkisë Shkodër, Benet Beci inspektuan nga afër punimet në këtë institucion arsimor,
Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ky institucion arsimor po i nënshtrohet një transformimi të plotë, që përfshin rikonstruksionin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, laboratorëve dhe terreneve sportive, rinovimin e instalimeve elektrike, hidraulike, sistemit të kondicionimit, aksesueshmërisë për nxënësit me aftësi ndryshe, si dhe mobilim të ri, të përshtatur me imazhin modern të shkollës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA: SHKODRA ME NJË SIT TË RI ARKEOLOGJIK
Artikulli tjetërMBETURINAT ME ORAR DHE KAMERA NË LEZHË