80% e personave të infektuar me COVID-19 në Shkodër janë të pavaksinuar. Kështu është shprehur drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Ardian Dajti i cili thotë se qytetarët e infekuar kundër koronavirusit kanë shenja më të lehta gjatë periudhës së infektimit.

Dajti shton se nga listat e personave të vaksinuar vihet re një shpërndarje e barabartë sa i takon llojeve të vaksinave.

Drejtori i spitalit sqaron opinionin public se funksioni i vaksinës nuk është parandalimi i infektimit me COVID-19, por rritja e imunitetit në momentin që qytetarët mbartin këtë infeksion.

Vetëm në 24 orët e fundit, në nivel qarku janë konfirmuar 216 raste të reja pozitive me koronavirus, prej të cilave 158 në bashkinë Shkodër.