Rreth 80 persona në ditë paraqiten në Urgjencën e spitalit Rajonal të Shkodrës për të kërkuar ndihmë mjeksore. Krahasuar me një muaj më parë numri i rasteve ka rënë ndjeshëm shprehet Ervin Troshani shef i repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Mjeku thekson se numri i rasteve që paraqiten në spital është përgjysmuar pasi një muaj më parë janë kryer rreth 180 deri në 200 vizita në ditë.

Pjesa më e madhe e rasteve të paraqitura janë ato të të sëmurëve post-Covid si dhe të rasteve me probleme kardiovaskulare thotë mjeku.

Ndërgjegjësimi i qytetarëve për t’u paraqitur tek mjeku i familjes si fillim për t’u vizituar dhe më pas tek mjeku specialist ka ndikuar gjithashtu në uljen e numrit të rasteve.