Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderoi profesorin e njohur Vehbi Hoti në 80 vjetorin e tij të lindjes me një konferencë shkencore kushtuar jetës dhe veprës së tij si pedagog me një kontribut të gjatë shoqëruar me një sërë artikujsh e botimesh shkencore.

Si përfaqësues i Universitetit Europian të Tiranës, profesor Tomi Treska u shpreh se bashkia Shkodër dhe Presidenca duhet që të vlerësojnë më shumë profesor Vehbi Hotin për kontributin e tij të gjatë në arsimin shqiptar.

Profesor Tomorr Osmani e cilëson si një prej studiesve më të rëndësishëm shqiptar Vehbi Hoti referuar edhe studimit të tij mbi figurën e Luigj Gurakuqit.

Rezarta Draçini, mbesa e profesor Vehbi Hoti e cila ndoqi rrugën e tij duke qenë pedagoge e gjuhësisë në universitetin e Shkodrës thotë se figura e tij ishte një busull për të gjithë nipërit dhe mbesat e familjes.

Profesor Vehbi Hoti falenderoi të gjithë të pranishmit e në veçanti universitetin e Shkodrës për këtë konferencë shkencore në 80-vjetorin e tij të lindjes ndërsa dha edhe një mesazh për gjithë pedagogët e rinj.

Gjatë konferencës shkencore referuan edhe një sërë emrash të njohur të universitetit të Shkodrës duke vënë në pah gjithë veprimtarinë e profesor Vehbi Hotit gjatë karrierës së tij akademike.

Artikulli paraprakSHIROKË, FËMIJËT MËSOJNË SI TË PESHKOJNË
Artikulli tjetërRRITET SËRISH NAFTA, ULET ME 2 LEKË BENZINA/ BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA TË KARBURANTIT