Në kuadër edhe të ditëve të hapura të vaksinimit në Shkodër janë administruar 800 doza vaksinë. Qytetarë të moshave të ndryshme I janë drejtuar qendrave shëndetësore për të marrë kryesisht dozën e parë të vaksinës. Arben Xhabija, kryevaksinator pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se situata deri tani është e kënaqshme.

Xhabija shton se në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës janë kryer të paktën 50 mijë vaksinime deri më tani ndërsa thotë se vaksinat SinoVac dhe Sputnik nuk janë miratuar ende nga Agjensia Europiane e Medikamenteve.

Pas ditëve të hapura të vaksinimit, situata në Shkodër I është kthyer normalitetit ku qendrat shëndetësore dhe ambjentet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë në dispozicion të qytetarëve që duan të vaksinohen.

Artikulli paraprak“REFORMA” NIS ME GJOVALIN LOKËN, LIROHET NGA DETYRA DREJTORI I DEPARTAMENTIT TË SIGURISË PUBLIKE NË POLICINË E SHTETIT
Artikulli tjetërVIJON AKSIONI NË VELIPOJË, PROCEDOHET NJË ADMINISTRATORE