Sot janë mbushur 96 vite nga vrasja e patriotit Luigj Gurakuqi, një prej figurave më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Në 96 vjetorin e ndarjes nga jeta organizata e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër përkujtoi figurën e Luigj Gurakuqit i cili dha një kontribut të madh për shtetformimin dhe kombin shqiptar..

Ndërkohë 2 marsi përkon edhe me Besëlidhjen e Lezhës në vitin 1444 nën drejtimin e heroit tonë kombëtar Skenderbeu, datë e cila u përkujtua po ashtu nga veteranët e LANÇ.

E pranishme në nderimin e figurës së Luigj Gurakuqit dhe Besëlidhjes së Lezhës ishte edhe prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni.

Përkujtimi i figurave historike dhe datave të rëndësishme kërkohet të jetë i përvitshëm për të edukuar edhe brezat e rinj me historinë e Shqipërisë.