Finalizohet një tjetër goditje në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qyetarët, ku është sekuestruar një armë zjarri dhe 15 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa. Sic bëhet e ditur nga strukturat e Drejtorisë Vendore e Policisë Shkodër,

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, pas informacionit të marrë nga qytetarët se një i ri , kishte një armë zjarri me vete si dhe dyshohet se shpërndante lëndë narkotike, falë ndërhyrjes profesionale dhe në kohë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë ishtetasit G. B. 18 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” të Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti në një cantë dore 15 doza me lëndë narkotike të dyshuara cannabis sativa të ndara në qese farmaceutike një armë zjarri pushke 10-she, të cilët e hodhi në tokë porsa pa punonjësit e policisë.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Artikulli paraprak10- VJETORI I SHQIPËRISË NË NATO
Artikulli tjetërSHKODËR, PD DËNON ARRESTIMET E PROTESTUESVE