Shkodra rrezikon të përjetojë një katastrofë mjedisore pretendon kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi duke qenë se ende nuk është gjetur një zgjidhje sipas saj lidhur me rritjen e tarifës për depozitimin e mbetjeve në landafillin e Bushatit.

Mbrëmë mjetet me mbetjet të firmave të nënkontraktuara nga bashkia Shkodër nuk janë lejuar të futen në landfill duke I kërkuar që të firmosin kontratën me çmimin e ndryshuar, gjë për të cilën kryebashkiakja Ademi nuk është dakord.

Zgjidhja sipas kryebashkiakes Ademi është nëse bëhet një takim me të gjitha palët.

Bashkia Shkodër ka miratuar buxhetin e ri dhe ky ndryshim i tarifës ka një ndikim me afro26 milion lekë në buxhetin e bashkisë. Nga ana e saj shoqëria ndërkomunale e landfillit Bushat ka sqaruar se rritje e çmimit vjen për shkak të rritjes së kostove dhe mirëmbajtjes që nevojitet.