Në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës deri më tani janë administruar më shumë se 50 mijë vaksina Pfizer, Sinovac dhe Sputnik. Kryevaksinatori pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Arben Xhabija bën të ditur se 20 mijë qytetarë I kanë marrë të dyja dozat e vaksinave anti-COVID.

Sipas kryevaksinatorit nuk janë regjistruar raste të reaksioneve të vaksinës.Xhabija shton se më të pakët në numër sa I takon administrimit të dozave janë operatorët turistikë, ndërsa thotë se të gjithë janë lajmëruar për kryerjen e këtij procesi.

Prej ditësh po bëhet edhe shpërndarja e vaksinave edhe në qendrat shëndetësore në njësitë administrative, për të bërë të mundur vaksinimin e sa më shumë qytetarëve.