
Që nga data 1 nwntor grupmosha 12-17 vjeç ka nisur të marrë vaksinën anti-Covid. Star Plus pyeti adoleshentët e qytetit të Shkodrës nëse do t’a bëjnë vaksinën. Pjesa më e madhe e të rinjve shprehen se nuk do t’a bëjnë vaksinën pasi sipas tyre nuk është e nevojshme.
Ndërkohë ka edhe adoleshentë të cilët shprehen se i besojnë shkencës prandaj do të vaksinohen.
Prej datës 1 nëntor në të gjithë Shqipërinë është hapur fasha e vaksinimit anti-covid për grupmoshat 12-17 vjeç. Vaksinimi i kësaj grupmoshe do të bëhet vetëm me miratimin e prindërve.


