Vitet e fundit Ahmet Prençi ka zhveshur kostumin e drejtuesit të policisë së shtetit duke iu kthyer një pasioni të tij të vjetër, letërsisë. Romanin e parë të shkruar “Anja” autori Ahmet Prençi, ish drejtor i policisë vendore në Shkodër dhe ish drejtor i përgjithshëm i policisë së

shtetit zgjodhi që ta promovojë edhe në Shkodër si i ftuar në një bisedë në qendrën rinore Arka”. Libri “Anja” është një dramë njerëzore dhe sjell historitë e jetës së përditshme përmes personazheve të autorit Ahmet Prençi.

Në kohën kur drejtonte policinë e shtetit, Prençi thotë se e kishte të pamundur që t’i përkushtohej letërsisë por pas shkëputjes nga detyrat e rëndësishme shtetërore ka vendosur të sjellë pranë lexuesve krijimet e tij.

Fakti që ka zgjedhur në këtë moment të jetës së tij t’i përkushtohet letërsisë nuk është i rastësishëm. Prençi thotë se me pasione sot është thuajse e pamundur që të jetosh në një vend si Shqipëria.

“Anja” është romani i parë i Ahmet Prençit por libri i dytë i tij pasi më përpara ka ardhur për lexuesit me vëllimin poetic “Udhë në Pasqyrë” ndërsa në vazhdimësi pritet që të vijojë me të tjerë botime interesante.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT NË PROTESTË: 60 VITE RRUGA PA ASFALT
Artikulli tjetërBARDHAJ, BANORËT: RRUGA INVESTIM I” SKADUAR” ELEKTORAL