Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës gjatë ditës së sotme. Pesë mjete janë përfshirë në një përplasje të ndodhur në orët e paradites. Mësohet se një mjet ka përplasur katër makina të tjera të cilat po ecnin me ngadalsi. Nga ky aksident me pesë makina mësohet se nuk ka të plagosur rëndë por vetëm një person ka marrë lëndime të lehta duke mos patur probleme.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë duke nisur hetimet paraprake për të nxjerrë shkaqet e këtij aksidenti të ndodhur. Nga veprimet e para mësohet se shkak i përplasjes në të cilën u përfshinë 5 mjete është bërë pakujdesia si dhe moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë ky aksident i ndodhur ka bërë që në hyrjen e qytetit të Shkodrës të krijohet edhe pak vështirësi për kalimin ndërsa trafiku është

normalizuar përmes efektivëve të policisë rrugore të Shkodrës të cilët kanë qenë prezent deri në momentin kur janë larguar të gjitha mjetet e aksidentuara por edhe për të parandaluar mjete të tjera që mund të përplaseshin. Aksidentet në qytetin e Shkodrës, kryesisht në rrugë që njihen si njolla të zeza vijojnë që të jenë një problem.

Shtimi i mjeteve në qytet e bashkë me të edhe mosndërgjegjësimi i shoferëve ka bërë që aksidenten të shtohen e po ashtu edhe numri i të plagosurve apo atyre që humbin jetën nga përplasjet.

Përdorimi i telefonit, alkoolit, shpejtësia tej normave të lejuara, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor janë disa prej shkaqeve kryesore të aksidenteve. Pavarësisht gjobave të shtuara të policisë sërish numri i aksidenteve rrugore në Shkodër mbetet i lartë.

Artikulli paraprakSHKODËR, “KUSH USHTRON DHUNË DËBOHET NGA BANESA”
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË ME PUNIME PREJ QERAMIKE