Aksidentet vijojnë që të jenë një problem në qytetin e Shkodrës.

Dy mjete motorike janë përplasur me njëra –tjetrën në unazën perëndimore. Nga përplasja e dy makinave raportohet se nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Ka qenë ora 10:00 kur një mjet tip benz me targë SH 63 79 ngjyrë e kuqe është përplasur me mjetin me targë SH 56 08 tip Opel ngjyrë blu. Aksidenti është shënuar në vendin e quajtur kryqëzimi i QPU. Fatmirësisht shpejtësia e të dy mjeteve nuk ka qenë shumë e madhe në momentin e përplasjes mes tyre gjë e cila ka bërë që dy drejtuesit të shpëtojnë. Ata kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për t’u mjekuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën në një gjendje të stabilizuar shëndetësore. Mjeti tip Bez ka qenë duke ardhur nga hyrja e Shkodrës dhe është future në unazën perëndimore ndërsa mjeti Opel ka tentuar që të futet tek rrugica e QPU. Në këtë moment pakujdesia ka bërë që makinat të përplasen me njëra-tjetrën. Menjëherë policia vendore e Shkodrës dhe grupi i ekspertizës kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë hetimin e plotë dhe shkaqet që çuan në këtë aksident. Në rrugët e Shkodrës vazhdon që të mungojë siguria dhe aksidentet janë të shpeshta duke nisur që nga tejkalimi i shpejtësisë, pakujdesia në timon apo edhe shkelja me vetëdije e rregullave të qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprakIDENTIFIKOHET AUTORI I PLAGOSJES NË QYTETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërSULMI NË NICE, NDALOHEN KATËR PERSONA