Në kuadër të nismës së marrë nga Ministria e Mjedisit, për pastrimin e monumenteve të Kulturës punonjës të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore kanë zhvilluar një aksion pastrimi në kalanë “Rozafa”.

Që pej orëve të para të mëngjesit, ata ishin pozicionuar në zona të ndryshme të kalasë. Melis Dervishi, inspektor pranë drejtoreisë së Tatimeve, tregon se ky aksion vjen edhe në kuadër të sezonit turistik dhe promovimit të bukurive natyrore të Shkodrës.

Sensibilizimi i popullatës për rëndësinë e mbajtjes pastër të monumenteve të kulturës ka një rëndësi të veçantë shprehet inspektori Dervishi.

Aksione pastrimi u zhvilluan edhe në pika të tjera të qytetit të Shkodrës edhe nga institucione të tjera shtetërore.