
2 prilli shënon ditën botërore të Autizmit. Në kuadër të kësaj dite Qendra e Shërbimeve Sociale “Ilios” organizoi një aktivitet sensibilizues. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i qytetarëve mbi autizmin.
Është e rëndësishme që prindërit te ndergjegjesohen per njohjen e simptomave te autizmit në mënyrë që fëmijët e tyre të ketë një trajtim sa më të hershëm dhe të frytshëm.
Autizmi është një çrregullim neurozhvillimor që karakterizohet nga dëmtime në fushën e ndërveprimit social, komunikimit verbal dhe jo verbal dhe shoqërohet me sjellje steriotipike.