Organizata “Gruaja tek Gruaja” në bashakëpunim me “Shkodra Tenis Club” dhe bashkinë Shkodër zhvilluan një aktivitet sportiv për të rinjtë e qytetit. Qëllimi i këtij aktiviteti është angazhimi i të rinjve në aktivitete sportive për të rritur integrimin dhe përfshirjen sociale të tyre.
Aktivitetet e tilla bashkia e Shkodrës do t’i mbështes gjithmonë shprehet Antonio Shabani përfaqësues i zyrës së sportit në bashki.
Sporti i tenisit i organizuar ne menyre profesionale me nje klub dhe kompleks modern është një risi në Shkodër ndaj promovimi i tij është i rëndësishëm shprehet përfaqësuesi i “Shkodra Tenis Club” Dino Mehmedoviç.
Aktiviteti u zhvillua në sheshin përpara bashkisë Shkodër ku morën pjesë nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme të qytetit.