Kryetari I Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli ka qenë I ftuar në emisionin “Tonight” në Star Plus Tv të moderatorit Erzen Koperaj. Përballë pyetjeve të Koperaj, kryetari i PD në Shkodër Xhevdet Amuli foli për bashkimin e partisë, qëndrimin e tij ndaj përçarjes ndërsa u ndal gjatë edhe tek zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Sipas tij, demokratët nuk do ta gjejnë gjuhën e përbashkët për bashkimin e partisë dhe zgjidhje për këtë mbetet vetëm vendimi i gjykatës.

Ndërkohë, Amuli kërkoi që ish- kryeministri Sali Berisha të ndjekë shembullin e Bashës dhe të largohet nga drejtimi i PD.

Kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli foli edhe për zgjedhjet e 6 marsit, ndërsa tha se Grupi I Rithemelimit nuk duhet t’i gëzohet fitores.

Gjatë bisedës në emisonin “Tonight” të Erzen Koperaj, kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli foli edhe për qëndrimet e deputetëve dhe problemet e brendshme të selisë në Shkodër.

 

Artikulli paraprakQYTETARËT: TË MONITOROHEN ÇMIMET E TË GJITHA USHQIMEVE
Artikulli tjetër“BIG BROTHER VIP SHKODRA”, SHITEN BILETAT NJË JAVË PARA