Këshilli Bashkiak i Shkodrës pasi dështoi në mënyrë të turpshme në orët e paradites për të zhvilluar mbledhjen, arriti që të zhvillojë gjatë pasdites. Edhe pasditen e djeshme është dashur të pritet rreth një orë për ta zhvilluar atë mbledhje me 26 këshilltarë që është minimum për të formuar kourumi e nevojshëm për nisjen e mbledhjes.

E vetmja pikë e rendit të ditës ishte fondi 6% i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për të cilën këshilltarët paradite nuk gjetën kohën një pjesë ndërsa në orët e pasdites u mblodhën pas një ore nga njoftimi i mbledhjes. Anëtari i PSD në Këshillin Bashkiak Gjergj Sokoli tërheqi vëmendjen duke thënë se dështimi i mbledhjeve është një gjë e pistë nga ana e atyre këshilltarëve që mungojnë.

Nuk është hera e parë që mbledhjet e këshillit bashkiak të Shkodrës dështojnë për t’u zhvilluar siç ndodhi në orët e paradites së djeshme duke treguar një mungesë totale përgjegjësie ndaj qytetarëve që i votuan për të qenë në atë këshill si përfaqësues të tyre.