Mbrëmjen e sotme në Shirokë, do të celë për të 12 vit radhazi siparin festivali ndërkombëtar i filmit për fëmijë dhe të rinj “Anifest Rozafa” . Për 5 ditë resht “Anifest Rozafa” do të sjell për publikun shkodranë filmat më të mirë ndër vite. Artan Maku, drejtori i festivalit thekson se këtë vit “Anifest Rozafa” vjen me disa ndryshime.

Këtë vit kanë marrë pjesë në konkurim 450 filma ku janë përzgjedhur 18 më të mirët.
Përvec filmave nuk do të mungojnë as surpriza të tjera të cilat do të na shoqërojnë gjatë 5 netëve thekson drejtori i festivalit, Artan Maku.

Festivali ndërkombëtar i filmit për fëmijë dhe të rinj do të nis nga data 9 deri më datën 13 në pedonalen e Shirokës.

Artikulli paraprakSHKODËR, PIKTORJA NGA MAQEDONIA HAP EKSPOZITËN “FRAGILE”
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË FUTBOLL PËR FEMRA PREZANTON LOJTARET E REJA