Burime konfidencia për Star Plus bëjnë të ditur se dje pasditë dhe gjatë natës policia e Shkodrës ka ndaluar tre shtetas të huaj, dy meshkuj dhe një grua me origjinë  nga lindja e mesme .

Ndalimi i tyre është bërë pas një kërkese nga zyra e antitetorrit e  drejtorisë së policisë Tiranë .

Tre të ndaluar menjëherë janë  dërguar në Tiranë  në cilësinë e përsonave të shoqëruar ku po merren në pyetje për aktivitetin e tyre në vendin tonë .

Mësohet se zyra  e antiterrorit në drejtorinë e përgjithëshme të policisë së shtetiit dhe zyra antiterror e sherbimit informativ kombetar  kanë kërkuar drejtorive të policive në qarqe shoqërimin e disa përsonave në gjithë shqipërinë që do merren në pyetje për aktivitein e tyre  në vendin tonë .

Këto verifikime vijë pak ditë pasi në media u publikuan pamje të përsonave të dyshimte të mbuluar që tentonin të afroheshin afër  fëmijeve .

Burime nga policia bëjnë të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se përsonat në fjalë tentojn të përhapin ideologji të caktuar  tek fëmijët .

Gjithsesi situata është në hetim e sipër.

Në një kohë kur bota po kalon tensione gjeopolitike, ideologjike  dhe  fetare  kjo ngjarje  merr  akoma më shumë vëmendje dhe  peshë .

Interesi publik  për zbardhjen e kësaj situatë në këto kushte mbetet i lartë .

 

Artikulli paraprakHITA E SULA NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT INSTITUCIONAL
Artikulli tjetërHITAJ DHE SULA NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI