Kur temperaturat shënojnë mesatarisht 39 gradë celcius çdo ditë, për të moshuarit në Shkodër nuk ofrohet asnjë kusht për shfrytëzimin e kohës së lirë. Disa prej tyre kanë gjetur shpëtim tek qëndrimet nën hijen e pemëve në lulishte duke luajtur domino, apo qoftë edhe duke diskutuar, por sipas tyre, kjo gjë nuk është e mjaftueshme për të kaluar vetminë. zgjidhje mund të ishte krijimi I një qendre argëtimi për ta.

Ata janë të zhgënjyer nga mungesa e vëmendjes nga bashkia Shkodër.

Vit pas viti shtohet mungesa e vëmendjes nga kësaj kategorie që më së shumti ka nevojë për përkujdes dhe argëtim në kohën e lirë. Vetminë, si shkak I emigrimit të fëmijëve, shumë prej të moshuarve mundohen ta kalojnë në lulishtet e qytetit, ku gjatë kësaj periudhe temperaturat janë përvëluese.

Por, edhe pse përballimi I tyre është I vështirë për këdo, bashkia Shkodër duket se po merret çdo çështje tjetër përvec asaj të krijimit të një qendre argëtimi për gjyshat e gjyshet tona.