Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra i bëri një apel politikanëve shqiptar duke përcjellë edhe mesazhin e Papa Françeskut që të krijojnë strukturat e nevojshme shëndetësore për të kuruar ata që kanë nevojë.

Arqipeshkëvi kremtoi në katdralen “Shën Shtjefni” në Shkodër meshën e shenjtë kushtuar Zojës së Lurdit që përkon edhe me ditën botërore të të sëmurëve dhe punëtorëve të shëndetësisë.

Arqipeshkëvi i Shkodrës përcolli edhe urimin në këtë ditë të shënuar të Papa Françeskut për të sëmurët dhe punëtorët e shëndetësisë.

Në fund të meshës së shenjtë arqipeshkëvi i Shkodrës bëri bekimin e besimtarëve të pranishëm por edhe atyre që ishin në banesa dhe nuk patën mundësi të marrin pjesë në kremtimin e meshës që të kalojnë sa më lehtë sëmundjet që kanë.

Artikulli paraprakQYTETARËT: PEDONALEN NUK E BRAKTISIM AS KUR PËRMBYTET
Artikulli tjetërBASHA MESAZH PËR ZGJEDHJET: SHQIPËRIA MERITON TË KTHEHET NË RRUGËN E DUHUR, MË 25 PRILL…