Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër është kremtuar mesha e shenjtë e të mërkurës së përhimtë që përkon me hyrjen në koën e kreshmeve, duke u bërë gati gradualisht për të pritur festën e Shenjtë të Pashkës. Arqipeshkëvi i Shkodrës Anxhelo Massafra gjatë predikimit të tij tha se kjo kohë është si një stërvitje për t’iu larguar të këqijave.

Koha e kreshmeve është edhe një kohë për solidaritet tha arqipeshkëvi Massafra.

Duke përcjellë mesazhin e Papa Françeskut për hyrjen në koën e kreshmeve, arqipeshkëvi i Shkodrës u shpreh se kjo meshë e shenjtë kremtohet edhe për ata që humbën jetën nga COVID-19 por edhe nga fatkeqësi të tjera.

Koha e kreshmëve që kulmon me festën e Shenjtë të Pashkës afron me shumë besimtarët me njëri-tjetrin si dhe është një kohë reflektimi aq më tepër në këto ditë të vështira që bota përjeton prej pothuajse një viti.