
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. S., 30 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi mjeti që kjo shtetase posedonte, rezulton i vjedhur në Francë. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. M., 32 vjeç, banues në fshatin Baks, pasi i ka paraqitur punonjësve të Policisë Rrugore, një leje drejtimi që dyshohet të jetë e falsifikuar;
-A. Ll., 42 vjeçe, banuese në Mirditë, pasi ka kallëzuar shtetasja R. Gj., 43 vjeçe, banuese në Lezhë, se dyshon që gjatë vitit 2022, 42-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën si drejtoreshë e një shkolle, duke falsifikuar regjistrat e notave të nxënësve të shkollës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë një celular, në autobusin me të cilin shtetas udhëtonte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 10.06.2025, ka vjedhur disa pjesë këmbimi për automjete, në subjektin në pronësi të shtetasit L. P., 32 vjeç, në fshatin Bërdicë. Punohet për kapjen e shtetasit A. V.
Dje, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, është paraqitur shtetasi K. N., 52 vjeç, i cili ka deklaruar se më datë 09.06.2025, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin L. N., 78 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.