
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në “Theth”, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për shtetasin N. A., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar babai i tij, shtetasi Ë. A., pasagjer në motomjet, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. D., 59 vjeç, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, duke drejtuar automjetin e tij, si shkak i një manovër të gabuar, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. G., 25 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Sh. G.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. T., 66 vjeç, banues në Grudë e Re, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
-Më datë 05.07.2025, shtetasi Xh. M., 35 vjeç, ka kallëzuar se në ambientet e një parkingu të një subjekti tregtar, në lagjen “Salo Halili”, i kanë vjedhur motomjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.