lajmi i fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin N. P., 33 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 1 dorezë metalike përforcues grushti dhe dyshohet se ushtron dhe veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit (baste sportive).

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. F., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-V. Sh., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-Xh. B., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke dejtuar motomjetin e tij, pa targa dhe pa leje drejtimi është vetërrezuar duke marrë disa dëmtime të lehta.

Specialistët e Policisë Kufitare në PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. G., 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjesit të policisë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakDHUNOI VAJZËN, ARRESTOHET 37-VJEÇARI NË MIRDITË
Artikulli tjetërSHARMI JUAJ MISTERIOZ TËRHEQ SHUMË NJERËZ…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT