
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar shtetasin GJ.U, 58 vjeç banues në Dobraç pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
ndërkohë ka rënë në pranga edhe shtetas R.B, 51, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. L., 38 vjeç. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
Ndërkohë ka nisur procedimi penal për shtetasin N. S., banues në fshatin Kuç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
-Më datë 26.10.2025, shtetasi Gj. P., 66 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin në banesën e tij në fshatin Gjegjan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






