Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër arrestuan shtetasin L. G., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur në flagrancë duke kryer veprimtarinë bankare të këmbimit të valutës, pa licencën përkatëse. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 19 vjeç, banues në fshatin Bushat, Vau i Dejës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë dhe pa dokumentacion.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

Artikulli paraprakGREQIA LUFTË ME FLAKËT, DIGJEN DHJETËRA SHTËPI NË PERËNDIM TË ATHINËS, EVAKUOHEN BANORËT
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA, PLAGOSET 1 PERSON