Arrestohen 2 persona për tregtim dhe transport  të mallrave kondrabandë.

 Nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Amarildo Belisha, vjeç 34, banues në Shkodër. 
– Ridvan Llazani, vjeç 54, banues në Shkodër. 

Arrestimi i tyre u bë, pasi këta shtetas janë kapur në flagranc në segmentin rrugorë  Kukës – Shkodër. 

KËTO SHTETAS ISHIN DUKE ARDHUR NGA KOSOVA

Këto shtetasa ishin duke ardhur nga Kosova për në Shkodër me automjetin Tip fugon Volsëagen, me Targë AA 786 AC, ku në cilësin e provës materjale janë sekustruar një sasi e konsiderushme malli kondrabandë e përbërë nga :  rroba veshmbathje, ora dore, bateri të ndryshme etj., për  të cilat nuk dispononin asnjë dokument.  Materjalet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të « Kontrabandës me mallra të tjera », « Tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë », « Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale » të kryera në bashkëpunim , sipas neneve 174, 178, 149 dhe 25 të Kodit Penal.