DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan në flangracë shtetasin F. P., 45 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Strukturat hetimore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 62 vjeç, banues në fshatin Kushë, Malësi e Madhe, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor “Hani Hotit – Shkodër”, duke transportuar 12 krerë bagëti të imta që dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në vendin tonë, nga Mali i Zi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNË VITIN 2022 UDHËTUAN MBI 5 MLN QYTETARË/ TIRANA MUND TË RRËZOJË NGA “FRONI” BEOGRADIN SI AEROPORTI MË I MADH NË RAJON
Artikulli tjetërDEPOZITAT BIEN SËRISH NË MAJ, FORCIMI I LEKUT “ZHVLERËSON” KURSIMET NË EURO