Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin L. N., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit S. H., 30 vjeç, dhe F. B., 55 vjeç, të dy banues në fshatin Vukatanë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe kanë goditur me një mjet të fortë në kokë, shtetasin A. M., 35 vjeç.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur një 26- vjeçar për motive të dobëta;
-L. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ndërlysaj, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi ka dëmtuar një rrjetë teli, me të cilën rrethohej prona e shtetasit M. B., 55 vjeç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në lagjen Perash, është konstatuar shtetasi H. L., pranë banesës së tij, duke kryer punime në një strukturë metalike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM MASIV NË NJË DEPO KARBURANTI JASHTË MOSKËS, FLAKËT MBULOJNË 20 MIJË METRA KATRORË
Artikulli tjetërFESTIVALI RRIT PËRDORIMIN E DROGËS NË SHËNGJIN