Policia e Shkodrës, parandalon një vjedhje banese .

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për “Vjedhje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Shkodër, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: * Luigj Staka, 29 vjeç, banues në Shkodër * Kristjan Arra, 25 vjeç, banues në Shkodër Më datë 18.01.2017 u bë arrestimi i këtyre shtetasve sepse, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit I.Zh. banues në Shkodër. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134-22 dhe 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakARRESTOHET MËSUESJA QË PROPAGANDOI PËR ISIS
Artikulli tjetërAUTOBUSI I SHKOLLËS PËRPLASET ME KAMIONIN, 15 FËMIJË TË VDEKUR