“Kundërshtimi me dhunë në bashkëpunim i punonjësit të rendit” si dhe  “Mbajtje e armeve të ftohta”Nga Specialistet për Krimet, në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë për shtetasit :

1.Stjuart Smakaj, vjeç 18, banues në Shkodër.
2.Nikola Curgu, vjeç 20, banues në Shkodër.
3.Noel Bajrami, vjeç 19, banues në Shkodër.
4.Albert Merturi, vjeç 28, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi: Rreth orës 00.50, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, ka ardhur një telefonatë, se në Lagjen “Perash”, se disa të rinj po bënin zhurmë dhe shqetësim për banorët. Menjëherë kanë shkuar dy patrulla të policisë, të cilat konformë procedurave standarte të punës, u kanë kërkuar personave identitetin e tyre, të katër shtetasit e mësipërmë nuk janë bindur urdhërit të policisë, por kanë sulmuar punonjësit e policisë me levë hekuri dhe sende të tjera metalike, për pasojë janë dëmtuar lehtë tre punonjës policie, si dhe gjatë kofrontimit është demtuar lehtë edhe një nga shtetasit e mesipërmë Stjuart Smakaj, ku aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën Në ndihmë të policisë kanë ardhur edhe forca të tjera, që kanë bërë shoqërimin e tyre, në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe nga kontrolli fizikë i ushtruar rezultoj, se shtetasi Noel Bajrami kishte në xhup një armë të ftohtë thikë. Në përfundim të veprimeve të para hetimiore, u bë arrestimi i tyre në flagrancë. Materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për “Prishja e qetesise publike”, “Kundërshtimi me dhunë e në bashkëpunim i punonjësit të rendit”, “Mbajtje e armeve të ftohta”, nenet 274, 236/2, 279 të Kodit Penal

Artikulli paraprakRASTI RUZHDI DHE OPERACIONI I POLICISE SE SHTETIT
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA E NIS SI KAMPIONE ME FITORE NDAJ KAMZES