Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohet për disa vjedhje.

Në pranga u vu shtetasi Luigj Staka, 29 vjeç, banues në lagjen Perash të Shkodrës. “Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Ahmet Haxhia, Shkodër, i ka vjedhur një telefon celular shtetases B. V. 68 vjeçe, banuese në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër.

Gjithashtu në vijim të hetimeve, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit D. H. 29 vjeç, dhe A. N. 27 vjeç, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. M. 44 vjeç, banues në lagjen « Naim Gjylbegu » Shkodër, ku u bë shpallja në kërkim e shtetasve të mësipërm dhe po punohet për kapjen e tyre”, sqaron policia. Ky grup personash dyshohet të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës .

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.