OPERACIONI U KRYE NË BASHKËPUNIM ME AUTORITETET BELGE.Një 36-vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi mbi të rëndonin një numër veprash kriminale brenda dhe jashtë vendit. Në pranga ka përfunduar Dorian Duli banues në Shkodër, pas një operacioni në bashkëpunim dhe me autoritete belge.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është pjesë e një Grupi kriminal që ka kryer vjedhje me armë si jashtë dhe brenda vendit, grup i cili u godit në muajin tetor 2014 në bashkëpunim me autoritetet belge.Po ashtu dyshohet që ky shtetas të këtë precedentë të rëndë kriminalë dhe në shtetin grek. Në momentin që forcat e policisë po ushtronin kontroll në banesën e tij Duli ka tentuar të largohet nga pjesa e pasme e banesës private, por është kapur nga punonjësit e policisë.

Gjatë kontrollit në çantën e tij të shpinës nga strukturat e policisë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

*tre arme zjarri pistoletë të tipit: TT, CZ, dhe pistoletë me Mulli me mbishkrimin Smith veson,

* si dhe një armë gjahu Superpost me tytë të shkurtuar, tre krehra me fishekë, 80 copë fishekë kalibër 9 mm dhe 12 mm. 

Në ambientet e brendshme dhe të jashtme të banesës, gjatë kontrolleve të ushtruara, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

* 13.000 mije euro të prerjeve të ndryshme,

* 700 mijë lekë të reja,

* disa ora dorë të shtrenjta, unaza material argjendi, disa aparate telefoni, kamera dhe aparate fotografike te markave te ndryshme,

* pajisje shërbimi policie si jelek antiplumb, jelek policie, pranga, shkop gome, një tabelë me mbishkrimin Ministria e Rendit Publik-Policia Rrugore etj,

* një armë gjahu e markës Benelli, kalibër 12 mm, një gjerdan me fishekë të kësaj arme gjahu,

* automjeti tip Land Crysler me targe AA354JN,

* automjeti Volksvagen Golf–4 me targe AA481JP,

* si dhe një motoçikletë pa targa.