Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Gazmir Baboçi, 37 vjeç, banues në Laç të Kurbinit. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse : Pas hetimeve të kryera rezulton se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases L. B. 70 vjeçe, banuese në lagjen “Vasil Shanto”. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje mbetur në tentative” parashikuar nga nenet 134-22 të Kodit Penal.

 

—– —— —— Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ridvan Bushati, 51 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike, dhe ka dëmtuar orendi shtëpiake në banesën e nënës së tij shtetases L. B. 71 vjeçe, banuese në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Dhunë në familje” & “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.

—– —— —— Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrance të shtetasit: Muhamet Pecmarku, 57 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në segmentin rrugorë Koplik – Shkodër, në fshatin “Shtoj i Ri”, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë AA827FR. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.