Arrestohet Balil Murataj 43 vjeç. 43 vjeçari terrorizoi zonen e Bardhajve gjate gjithe pasdites se sotme teksa ne ecje e siper me automjetin e tij qelloi ne ajer me arme zjarri here pas here. Pas sinjalizimeve nga banoret policia vendore e Shkodrës beri arrestimin e tij ndersa ne mbeshtetje shkuan edhe forcat RENEA.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër

Qëllonte me armë zjarri, në ajër, duke terrorizuar banorët e zonës, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në ndihmë të Policisë vendore shkuan edhe 2 grupe të RENEA-s dhe të FNSh Shkodër.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit kalashnikov dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bardhaj ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, bashkë me shërbime të FNSh Shkodër, për të verifikuar rastin.

Nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari B. M. kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, duke terrorizuar banorët.

Në ndihmë të Policisë lokale shkuan dhe dy grupe të RENEA-s.

Si rezultat i kontrolleve në territorin e fshatit, pas disa orësh, u kap shtetasi B. M., 43 vjeç, që kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me armën e zjarrit automatik që ai e kishte fshehur në pyll sapo ka parë që ishte rrethuar nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPOLICIA AKSION NË SHKODËR
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI I IZRAELIT BËN AUTOKRITIKË, I DREJTOHET KOMBIT.