Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Elvis Lekndreaj, 27 vjeç banues në lagjen “Partizani” në Shkodër i dyshuar për veprat penale “vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “armëmbajtja pa leje”.

27 vjeçari është i dyshuar se në 21 mars 2021 qëlloi me armë ndaj shtetasit Mikel Fusha duke e lënë të plagosur. 27 vjeçari Lekndreaj u arrestua nga policia pasi gjykata e shkallës së parë në Shkodër më 23 mars 2021 i caktoi masësn e sigurimit personal në mungesë “arrest me burg” për veprat penale të sipërpërmendura.

Që prej 23 marsit Lekndreaj ishte një person në kërkim nga policia ndërsa tashmë efektivët kanë arritur që ta arrestojnë. Plagosja e ndodhur 8 muaj më parë në lagjen “Mark Lula” në Shkodër erdhi pas një konflikti mes dy të rinjve. I plagosuri punonte në një lokal bashkë me një vajzë tjetër kur papritur autori i dyshuar është futur brenda dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur hetimet. Mbrëmjen e plagosjes në vendin ku ndodhu ngjarja ishte prezente edhe nëna e të plagosurit e cila tregoi asokohe se një javë para se të ndodhte plagosja, autori i dyshuar ka shkuar dhe ka thyer lokalin ku punonte djali i saj dhe pas një jave është rikthyer natën e 21 marsit duke e lënë të plagosur shtetasin Mikel Fusha.

Policia menjëherë pas plagosjes identifikoi autorin e dyshuar 27 vjeçarin Elvis Lekndreaj dhe nisi kërkimet për arrestimin e tij por për 8 muaj arriti që t’i shpëtojë efektivëve ndërsa tashmë ka rënë në prangat e policisë dhe do të duhet të dalë përpara gjykatës për të dhënë shpjegime lidhur me këtë ngjarje.

Nga ana e saj policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje ndërsa pritet se cila do të jetë dëshmia e autorit të dyshuar, shtetasit Elvis Lekndreaj për plagosjen e Mikel Fushës.